Bukë e kripë me krisma të mjeteve piroteknike

Nuk ka ndonjë dallim të madh të festimit të 100 vjetorit të pavarësisë në Prishtinë, nga festat tjera.
Sheshi “Nëna Tereze” është i mbushur me njerëz të cilët jo rrallë po frikësohen nga krismat e mjeteve piroteknike që po hedhen nga fëmijët.
Rruga kryesore e kryeqytetit po i ngjan edhe një panairi për shitjen e prodhimeve vendore, veshje e punëdore tradicionale me simbole kombëtare.
E gjithë kjo ndërkaq ka shërbyer edhe si ditë fitimprurëse për shitësit ambulantë.
Edhe sot, gjatë festës shiten flamuj e tullumbace me simbole kombëtare.
Një dallim nga kremtet tjera është numri i madh i flamujve kuq e zi.
Përveç me këto dy ngjyra pati edhe një përpjekje të vogël në Prishtinë për ta kopjuar festën në Tiranë.
Derisa atje u gatua një tortë 14 tonëshe, kosovarët shërbyen një buke prej 100 metrash.
Për të u shpenzuan 130 kg miell të bardhë, 97 miell thekre, 140 litra ujë, 7.5 kg maj buke, 4.8 kripë.
Ndërkohë, në sheshin kryesor të Prishtinës është duke u mbajtur një koncert për fëmijë, për tu pasuar më vonë me muzikë për të rritur të organizuara nga komuna./Indeksonline/