E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britanikëve u pengon therja e deleve për pavarësi

Lajmi për therrjen e 1 mijë deshëve dhe deleve në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë ka ngjallur reagime ndërkombëtare, me të përditshmen “The Guardian” që dënoi ashpër këtë “masakër”.

Në një shkrim të publikuar në ëebsajtin e tabloidit të madh britanik e konsideroi këtë ngjarje si një “turpërim grotesk”.

Në artikull, kjo mënyrë festimi konsiderohej primitive, ndërsa pasqyroheshin kundërshtitë nga brenda Shqipërisë dhe disa organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Në mbyllje të artikullit, “The Guardian” denoncoi se pavarësisht përpjekjeve për t’u lidhur me Kryeministrinë apo institucionet përkatëse, nuk kishte arritur të merrte një koment zyrtar për këtë ngjarje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›