Shtetarët nderojnë heronjtë e kombit

Përfaqësues të shtetit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë kanë marrë pjesë në ceremoninë e heronjve të kombit. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ajo e Kosovë Ahtifete Jahjaga, dy kryeministrat Berisha dhe Thaçi dhe dy kryetarët e parlamenteve Topalli dhe Krasniqi kanë vënë buqeta me lule pranë statujës “Nëna Shqipëri”.
Në këtë ceremoni mungojnë përfaqësuesit e opozitës, të cilët ndodhen në Vlorë duke ndjekur aktivitetet me rastin e 100-vjetrit të Pavarësisë. Ndërkohë Partia Socialiste bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim do ta përkujtojnë nesër ditën e çlirimit të vendit. /Indeksonline/