Simeone: Falcao më i miri në botë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, thotë se ai është shumë me fat që punon me Radamel Falcao.
Për çdo njeri, përfshirë Simeone, kolumbiani është sulmuesi më i mirë në botë.
“Falcao mbase është numri 9 më i mirë në botë për momentin”, ka thënë Simeone.
Kolumbiani ka joshur vëmendjen e shumë klubeve evropiane me paraqitjet e tij, përfshirë edhe Chelsean, Real Madridin dhe Paris Saint Germain.