Simeone injoron serinë pozitive

Strategu argjentinas regjistroi fitoren e 16-të të njëpasnjëshme në garat evropiane duke mposhtur Academica Coimbran 2-1 në Vicente Calderon të enjten në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Europa League. Kjo ishte ndeshja e 21-të e Atleticos në të gjitha garat ku skuadra nuk ka pësuar asnjë humbje. Por, Simeone preferon të përqendrohet në gjëra tjera në vend të serisë pozitive.
“Përeq fitores një tjetër gjë e mirë nga kjo ndeshje ishte paraqitja e mirë e futbollistëve Pereira, Diaz, Asenjo, Emre, Tiago, Pulido e të tjerë. Statistikat janë për libra të historisë dhe gazetarë. Ne jetojmë për të nesërmen dhe e nesërmja është Osasuna”, deklaroi Simeone gjatë konferencës për shtyp pas takimit.
“Ne duam të vazhdojmë të jemi konkurrent. Mundohem që gjithnjë të aktivizojë një skuadër që mundet dhe di të luftojë për fitore”, u shpreh ai.