E Diel, 1 Nëntor 2026

Simpatizantët e Rithemelimit i bëjnë pritë Erion Isait, dhunohet pranë shtëpisë kryebashkiaku i Ersekës

Simpatizantët e Rithemelimit i bëjnë pritë Erion Isait,

Erion Isai, kryebashkiak i Ersekës dhe aktualisht kandidat i Partisë Socialiste në këtë bashki për një mandat të dytë, është dhunuar gjatë natës. Mësohet se Isait i është bërë pritë nga simpatizantët e një force tjetër politike dhe është qëlluar me grushte.

Ngjarja ka ndodhur teksa Erion Isai kthehej në shtëpinë e tij, me makinën zyrtare të Bashkisë Ersekë, kur i është bërë pritë nga simpatizantët e koalicionit "Bashkë Fitojmë" të drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Një shtetas me inicialet E.K, i ka dalë përballë kryebashkiakut të Ersekës dhe e ka qëlluar me grushte. Ky i fundit raportohet se nuk ka reaguar, por ka njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka bërë shoqërimin e agresorit të dyshuar.

Mediat raportojnë se kryebashkiaku Erion Isai ka qenë në fshatin Qafëzezë, duke u kthyer në banesën e vet, kur disa simpatizantë të opozitës i kanë bllokuar rrugën dhe fillimisht e kanë kërcënuar. Madje, raportohet se i pranishëm ka qenë dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ethem Lumani.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Korçë, por as vetë nga Erion Isai. Kjo është ngjarja e parë e kësaj natyre që regjistrohet në këto zgjedhje.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›