Kundër traditës, me foto lakuriq

Më 14 nëntor, egjiptiania 20-vjeçare, Aliaa Mahdy, publikoi disa foto në blogun e saj, ku ajo shfaqej e zhveshur, duke provokuar natyrën e kulturës së shoqërisë egjiptiane. Tani, ajo në Egjipt është një personazh në qendër të vëmendjes. Dikush e mbështetë, e dikush e kërcënon me vdekje.
Por, gazetarja amerikane me origjinë egjiptiane, Mona Eltahawy, në shkrimin e aj të botuar në gazetën ‘The Guardian’ thotë se, “kur nderi e dinjiteti i një gruaje del të jetë ferexheja që ajo vë në kokë dhe himeni që ka mes këmbëve, atëherë lakuriqësia dhe seksi vetvetiu shndërrohen në armë dhe mjete të rezistencës politike”.
Ndërkohë për ata që fotografitë e Mahdy’t i komentojnë si “turp e marre”, ajo shkroi këtë porosi në blogun e saj: “Digjini në zjarr dhe librat e artit, shkatërrojini statujat e zhveshura të antikës, e pas kësaj, zhvishuni edhe ju e dilni para pasqyrës, dhe vërini zjarrin trupit tuaj që po e përçmuakeni aq shumë, ashtu që të gjeni karar nga frenimet tuaja. Vetëm pas kësaj pastaj ma mohoni mua lirinë e shprehjes”.