Simpson dhe Uentz nxjerrin fotot e foshnjës në internet
Eshli Simpson Uentz dhe burri i saj, këngëtari Pet Uentz, kanë publikuar fotografitë e para të foshnjës së tyre, duke preferuar internetin para revistave. Prindërve të rinj u ishin ofruar shumë para në fillim të këtij muaji që t’i shisnin fotografitë e foshnjës së tyre Bronx Mogli, mirëpo ata vendosën që të mos i bënin publike fotografitë e fëmijës së tyre. “Urime festat të gjithë miqve tanë! Me dashuri nga Pet, Ashli dhe Bronx”, - shkruhet së bashku me fotografitë e publikuara.
Fejohet Gisel Bundshen
Mediat botërore kanë bërë të ditur dje se Supermodelja Gisel Bundshen është fejuar me të dashurin e saj, yllin e sportit, Tom Bredi. Bukuroshja braziliane i ka thënë “Po” propozimit të Bredit në një anije private, me të cilën udhëtonin të dy. Bunshen dhe Bredi janë të lidhur që nga viti 2006, kur ky i fundit u nda nga aktorja Brixhet Mojnahan, me të cilën ka edhe një djalë 16-muajsh. Megjithatë, ende nuk është bërë një deklaratë zyrtare nga çifti dhe gjithçka ka mbetur thjesht një thashethem.
Dejvid Bekam jo më me Pepsin
Futbollisti Dejvid Bekam i ka dhënë fund bashkëpunimit dhjetëvjeçar me kompaninë Pepsi, për të cilën ka qenë protagonist i shumë spoteve publicitare. 33-vjeçari ka hequr dorë nga kontrata që i siguronte 2 milionë paund në vit, pasi ka preferuar të bashkëpunojë me kompani të tilla si “Vodafone” dhe “Armani”. “Ruaj vetëm kujtime të mira nga Pepsi. Kam qenë gladiator, kauboj, sërfist dhe jam ndodhur pranë emrave si Bejonse apo Xhenifer Lopez, si dhe përkrah yjeve të futbollit”, - ka thënë futbollisti anglez. Ndërkaq, edhe Pepsi e ka cilësuar bashkëpunimin me Bekam si një nga më të gjatët në historinë e vet.
27 Dhjetor 2008