Britni Spirs pushon koreografet
Telashet duket se nuk kanë të sosur për Britnin. Këngëtarja ka pushuar nga puna koreografët Ueid Robson dhe Andre Fuentes, që kanë qenë prej vitesh bashkëpunëtorë të ngushtë të saj. Dy koreografët e kanë shoqëruar këngëtaren në turneun ku ajo promovoi albumin “Circus” përmes show-ve televizivë në Japoni, Europë dhe SHBA. Për turneun e ardhshëm, ajo ka zgjedhur koreografin e Madonës, që sapo ka përfunduar punën me turneun e saj “Sticky & Sweet”. Kohët e fundit, Britni Spirs ka shprehur pakënaqësinë e saj për jetën që bënte dhe kontrollin e vazhdueshëm të babait të saj Xhemi, i cili ishte mjaft i rreptë kur bëhej fjalë për daljet.
28 Dhjetor 2008