Fiton Kapllani, humbet Skela

Karlsruhe e Edmond Kapllanit më në fund i rikthehet fitores, duke mposhtur në shtëpi 1-0 Shtutgardin. Kapllani luajti si titullar dhe në minutën e 40-të gjuajti fuqishëm nga një distancë prej 16-metrash, por topi kaloi ngjitur me shtyllën. Përpara se të zëvendësohej në minutën e 77-të nga australiani Joshua Kenedi, durrsaku u ndëshkua me karton të verdhë.
Energi Kotbus i Ervin Skelës pësoi një humbje të thellë 3-0 me Verder Bremenin. Skela luajti gjatë gjithë takimit.
Eintrahti i Frankfurtit i Faton Toskit shkatërroi 4-0 Bochumin Mërgim Mavrajt. Ndërsa mesfushori Toski qëndroi gjatë gjithë takimit në bankinë, mbrojtësi Mavraj zhvilloi 90 minuta të plota.
E Shtune, 06 Dhjetor 2008