Pergjaken rruget, shtate te vdekur
Aksidentet pergjakin rruget tri ditet e para te vitit 2008. Shtate eshte numri i personave qe kane humbur jeten, ndersa gjashte jane te plagosur rende dhe trajtohen ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Ngjarja me e rende ka qene ajo kur kater persona vdiqen si pasoje e perplasjes se dy mjeteve me 1 janar ne autostraden Vore - Fushe-Kruje, ne vendin e quajtur Ura e Gjoles. Nderkohe qe dje, ne Tirane, nje 20-vjecare humbi jeten prane kryqezimit te quajtur Dogana, ne Laprake, kurse shoferi dhe nje tjeter pasagjere u plagosen rende. Po keshtu aksidente me pasoje vdekjen ka pasur dy dite me pare dhe dje ne aksin Elbasan-Peqin dhe Perrenjas-Elbasan. Ne Fushe-Kruje humben jeten pas perplasjeve te mjeteve "Benz" e "Volksvagen", me targa LA 79 57A dhe KR 14 16A, Bajram Berushi, 51 vjec, Bukurie Berushi 45 vjece, Petrit Dyla 41 vjec dhe Rife Dyla, 4 vjece. Nderkohe qe ne gjendje te rene ndodhen dy nga te afermit e viktimave, Ardian D., dhe bashkeshortja e tij Alina D. Burime nga blute bene te ditur se autori eshte larguar menjehere nga vendngjarjes dhe eshte arrestuar ne oren 22:00. Po me 1 janar, rreth ores 10:30, si pasoje e shpejtesise se madhe, 30-vjecari Albert Zefi, duke drejtuar mjetin e tij tip "Benz", me targa TR1895M, te shesh-rrotullimi i Doganes, ka aksidentuar rende Arben S., i cili ndodhet ne gjendje te rende. Dy aksidente jane regjistruar me 2 janar. Keshtu, rreth ores 18:00, te Dogana, 23-vjecari Xhemal Shahini, duke udhetuar me mjetin e tij tip "Ford", me targa TR8209N, eshte aksidentuar se bashku me pasagjerin pas perplasjes me mjetin tip "Benz", me targa TR 0382N. Nje ore me vone, tek Ura e Gergecit, ne Vore, perplasja e dy mjeteve ka sjelle plagosjen e lehte te Lindita T. Nderkohe qe diten e djeshme, ne rrethrrotullimin e Doganes ne Tirane, nje automjet tip fuoristrade, "Toyota", me targa te huaja, e cila drejtohej nga Albert Demaj, 30 vjec, si pasoje e shpejtesise eshte perplasur me borduren, duke shkaktuar vdekjen e pasagjeres, Mariglena Sena, dhe plagosjen e Erisa S., e Irena T., qe ndodhen ne Spitalin Ushtarak Tirane, jashte rrezikut per jeten.
R.Caushaj
Te izoluara:
Esma K., 22 vjece
Trendafile K., 25 vjece
Simptomat:
dhimbje te forta te kokes
temperature e larte
njolla te vogla ne lekure