E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikalistët e vlerësojnë të jashtëligjshëm privatizimin e PTK-së

Ligjet aktuale në fuqi nuk ia lejojnë Qeverisë privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës. Sindikata e pavarur e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje ka kërkuar të martën ndërprerjen e këtij procesi, meqë, sipas tyre, i njëjti proces po zhvillohet në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas sindikalistëve, privatizimi i PTK-së po bëhet pa asnjë procedurë juridike, pa strategji, pa transparencë, si dhe jashtë çdo praktike të njohur ndërkombëtare, shkruan Koha.

Gjatë konferencës së mbajtur në Prishtinë, ku ishin të ftuar zyrtarë të Qeverisë, deputetë, sindikalistë të vendeve të rajonit dhe njohës të proceseve ekonomike, përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Punëtorëve të PTK-së i kanë bërë thirrje Qeverisë që të mos e degradojë më tutje këtë ndërmarrje./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›