Nikoliqit i kërkohet që të mos e zbatojë IBM-në

Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Marko Jakshiq dhe Borisllav Peleviq i kanë bërë thirrje presidentit serb Tomislav Nikoliqit, që të mos zbatojë marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Sipas tyre ajo do të vendoste kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të çonte drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, transmeton RTK.
Ata kanë paralajmëruar rezistencë pasive në qoftë se marrëveshja do të zbatohet./Indeksonline/