Sindikalisti, sekuestrohen pronat e ish kreut të BSPSH-së
Ditën e sotme u ekzekutua vendimi i Gjykatës për vendosjen e sekuestros së pronave dhe llogarive bankare të shtetasit Valer Xheka, 61 vjeç, si dhe të familjarëve të tij.
Në kuadër të operacionit të koduar “Sindikalisti”, është bërë sekuestrimi i një sasie prej rreth 278.823 dollarëve, 98.045 euro dhe 400.000 lekë të rinj. Jo vetëm kaq, por nga Sektori Kundër Pastrimit te Parave u sekuestruan tre ndërtesa me sipërfaqe 1.800 metra katrorë dhe një sipërfaqe trualli 6909 metra katrorë në Tiranë.
Sipas policisë, mësohet se shtetasi Valer Xheka, gjatë kohës që drejtonte BSPSH-në, nëpërmjet Shpërdorimit të Detyrës, Mashtrimit dhe Falsifikimit të Dokumenteve, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme ish shtypshkronjën 11 Shkurti.
Këto prona, 61-vjeçari, në mënyrë të kundërligjshme ua kalonte të afërmve të tij dhe më pas këta familjarë ia kalonin sërish atij, me çertifikatë pronësie.
Nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.