E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, avokatët e Haradinajt kërkojnë lirimin e tij për festat

Avokatët e Ramush Haradinajt në seancën e radhës së në Gjykatën e Hagës kanë kërkuar që lideri i AAK-së të lirohet përkohësisht për pushimeve të fundvitit.

Avokatët bënë kërkesë që Haradinaj të kthehet në Prishtinë nga 16 dhjetori deri më 8 janar 2012. Sipas medieve kosovare avokatët e kanë argumentuar kërkesën për Haradinajn ëme një varg arsyesh, por megjithatë ajo çfarë dihet tashmë është se një vit më parë është refuzuar një kërkesë e tillë.

Avokatët e kanë siguruar gjykatën se gjatë lirimit të përkohshëm, Haradinaj do të qëndroj vetëm në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe nuk do të bëj asnjë deklaratë publike dhe as nuk do të përfshihet në ndonjë aktivitetet politik publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›