Sindikata e Artistëve kërkojnë miratimin e statusit
Sindikata e pavarur e Artistëve të Shqipërisë si objektiv pёr vitin 2011 ka miratimin e projektligjit për statusin e artistit. Kёshtu u shpreh kryetari i kёsaj sindikate, Reshat Ibrahimi, nё 10 vjetorin e themelimit tё kёsaj sindikate.
Artistët shqiptarë akoma nuk kanë status, në fakt kjo është kërkuar prej kohësh nga artistët, por deri tani nuk është bërë e mundur një gjë e tillë. Të gjendur para kësaj situate, ata kërkojnë që ai të miratohet sa më shpejt, ndërkohë që ata pohojnë se statusi i artistit është në vendet e tjera të botës, por në Shqipëri akoma nuk është bërë e mundur një gjë e tillë.