Fantazma e Bunuelit

Nisur nga mbremja e djeshme me shfaqjen e filmit Piche Mes qiellit dhe tokes te regjisorit Sylvain Archambault produksion 2010 per nje jave ne Akademine Marubi do shfaqen filmat me referenciale te kinemase franceze qe njekohesisht dhe emra qe kane bere epoke ne kulm te komunizmit ne France. Nje nder to eshte dhe filmi i regjisorit Luis Bunuel Fantazma e lirise produksion i vitit 1974 Fantazma e lirise eshte filmi i parafundit i Bunuelit. Ne kohen e prodhimit te tij ai ishte 74 vjec duke marre parasysh se ishte ne moshen e pensionit. Ky mbetet nje nga produksionet e tij me te preferuar dhe permbledh shume nga shqetesimet qe pershkojne vepren e tij.
Filmi ben fjale per incidente te shkurtra dhe koleksione skenaresh nga gjithe jeta e Bunuelit e organizuar ne stilin e nje loje sureale ku mesa duket idete e pakoordinuara jane te lidhura nga ballafaqimet e rastesishme. Filmi eshte i mbushur me pervojen e tij personale. Ajo hapet ne Toledo Spanje nje qytet qe e impresionoi Bunuelin e ri ku ne vitin 1923 themeloi nje grup te quajtur Rendi i Toledos.
Kur ai ishte student ne Madrid ai pa duke u rritur floket e nje gruaje te vdekur nga nje varr ne drite te henes. Veshtrimi i la nje impression te forte mbi te dhe ai e perdori kete ne film rreth 50 vjet me vone. Ne vitet lsquo40 kur ai jetoi ne Los Angeles dhe nuk kishte asnje perspektive ti hynte punes se filmit ai shkroi nje ide ne lidhje me nje vajze te humbur prinderit e se ciles e kerkonin ate nderkohe qe ajo ishte prane tyre e padukshme dhe ende jo e padukshme. Kur murgu i roberve thoshte Nese te gjithe luten cdo dite per Shen Jozefin paqja do te mbizoteroje kjo ishte nje pike qe e kishte mberthyer Bunuelin kur ai vizitoi manastirin ne vitin 1960. Nje nga detajet me prekese ne biografine e tij te perdorur ne Fantazma e lirise eshte sekuenca kur mjeku perpiqet te shmange pacientin e tij per ti treguar se ka kancer. Kjo ishte bazuar ne pervojen e Bunuel kur pati treguar se kishte nje cist ne melcine e tij ai vdiq nga kanceri i melcise ne vitin 1983.
Ndersa titulli i filmit ishte nje homazh per Karl Marks dhe Frederik Engels Manifestin komunist specifikisht nje reference duke e hapur me fjaline Eumlshte nje fantazme e bezdisshem e Evropes- fantazma e komunizmit. Kjo fjali i referohet menyres pezhorative ne te cilen ideja e Komunizmit ishte duke u perdorur nga autoritetet ne mesin e shekullit te 19-te per te sulmuar te gjitha partite politike kundershtare. Manifesti komunist ishte shkruar per te ofruar nje vizion pozitiv te pikepamjeve qellimeve dhe tendencave te Komunisteve ne te gjithe Evropen. Bunuel dhe surrealistet ishin te lidhur ngushte me komunistet ne vitin 1930 por nga viti 1950 ai kishte krijuar nje antipati te madhe ndaj partise komuniste.
Titulli Fantazma e lirise eshte marre nga kjo linje e dialogut filmi i tij Rruga e qumeshtit viti 1969 Une provova ne cdo rast se mendimet e mia dhe e ardhmja ime nuk jane ne fuqine time. Dhe se liria ime eshte vetem nje fantazme. Kjo ndoshta per menyren ne te cilen levizjet e te drejtave civile e viteve 1960 ishte pare si nje kercenim ndaj rendit te vendosur. Kjo me shume i referohet natyres se genjeshtert te lirise per menyrat ne te cilat fatet jane te kontrolluara nga rastesia apo sic Bunuel do ta perkufizonte Ne keshtu e gjejme veten shpesh ne udhekryq te komplikuar qe na udheheq ne te tjera udhekryqe neper labirintet gjithnje e me fantastike. Gjithsesi ne duhet te zgjedhin nje shteg.
Kjo jo vetem jep strukturen e filmit por njekohesisht permbledh edhe filozofine e jetes se Bunuelit. Pas nje Oscari per filmin me te mire ne gjuhe te huaj atij duket se ju rikthye pavaresia krijuese e filmave te tij me te hershem. Fantazma e lirise mund te shihet si nje film personal.