Aksidentohet 50 vjeçari, tek "21 Dhjetori"

Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në vendin e quajtur "21 Dhjetori”. Aksidenti ka ndodhur kur një autoveturë e llojit "Benz" ka përplasur një biçikletë, duke i shkaktuar plagë të rënda personit që ndodhej në biçiklete.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policore dhe me shpejtësi, i plagosuri eshte dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak.
Dëshmitarët pohuan se drejtuesi i biçikletës, një burrë rreth 50 vjeçar ende i paidentifikuar, u nis për në spital në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve serioze që kishte marrë.