E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikata smbron dot mësuesit

Tiranë, 22 shkurt, NOA Sindikata e Arsimtarëve nuk mund ti mbrojë dot ata nga 1300 largimet e parashikuara nga ministria e Arsimit. Një fakt i tillë është pranuar nga vetë kreu i Sindikatës së Arsimtarëve, Xhaferr Dobrusha, sipas të cilit largimi i 1300 mësuesve nga puna, është i ligjshëm, pasi ata ishin me kontratë të përkohshme dhe jo të përhershme. Pikërisht, sipas Dobrushës, për këta mësues nuk ka mbrojtje ligjore për shkak të kontratave të tyre.

Është e vërtetë që rreth 1300 meshues me kontratë provizore u ka mbaruar afati i kontratës dhe nuk kanë më marrëdhënie pune. Së pari është një problem social se shume nga këta mësues kanë diploma mësuesie, dhe ata kanë të drejtë në kërkesat e tyre dhe aspirate. Meqenëse këto kontrata janë bërë me efekt të shkurtër, nuk është rasti i këtyre 1300 personave i njëjte me atë te vitit te kaluar ku ishin 3700 mësues, por që kontratën e kishin në shkurt, por ata u tha qe pushoheshin në janar, tha Dobrusha lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se gjithsesi Sindikata do të negociojë me qeverinë për të mos rënduar mësuesit e tjerë me kontratë kolektive, pasi me vendimin e ri do tiu shtohen orët mësimore.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›