E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat Ne mars protesta me e madhe ne histori

Britani

Kongresi i Sindikatave Britanike qe eshte edhe organizata permbledhese e sindikatave ka njoftuar dje se do te organizoje demonstratat me te medha dhe me te fuqishme ne histori marsin e ardhshem per te protestuar kunder vendimit te qeverise per te reduktuar shpenzimet publike.

Qeveria i njoftoi keto shpenzime qe cilesohen si me te medhate ne vend qe pas Luftes se Dyte Boterore javen qe shkoi dhe ato vec te tjerash deri ne vitin 2014 do te kene shkurtuar 500 mije vende pune do te rrisin moshen e daljes ne pension dhe do te reduktojne ndjeshem edhe fondet e perkujdesjes sociale. Kjo sepse deficiti buxhetor ka kapur shifren shume te larte te 11 te Prodhimit Kombetar Bruto. TUC ombrella e sindikatave qe perfaqeson 6.5 milione punonjes ka bere te ditur se shkurtime te tilla kane nje efekt shkaterrues ne popull dhe premtuan nje fushate presioni politik per te kundershtuar kete plan. Levizja sindikaliste dhe vendi jane perballe proves me te madhe te nje brezi te tere ka deklaruar shefi i sindikalisteve ne nje takim ne Londer. Sot jo vetem qe ekonomia e vendit eshte e gjunjezuar jo vetem qe ligji eshte kthyer kunder nesh por ne kemi ne pushtet nje qeveri qe eshte duke shkurtuar shpenzimet publike ne nje mase dhe shpejtesi te paprecedente ka vazhduar kryesindikalisti Brendan Barber.

Deri me tani sindikatat nuk kane thirrur protesta masive. Megjithate disa sindikata kane bere thirrje per veprime te koordinuara ne te gjithe vendin ne shembullin e sindikatave qe kane bere nje greve te pergjithshme ne te gjithe Francen. Megjithate protesta te mbeshtetura nga sindikatat kane filluar te organizohen ne shume pjese te Britanise se Madhe dhe te gjitha keto do te kulmojne me nje demonstrate ne qender te Londres ne 26 marsin e ardhshem. Se bashku do te bejme mobilizimin me te madh dhe me te fuqishem ne historine tone ka deklaruar kryesindikalisti.

Koalicioni konservatoro-liberal demokrat ka deklaruar se shkurtime te tilla drastike jane jetike per te ndrequr situaten e rende qe eshte krijuar me deficitin buxhetor dhe sipas tyre alternativa e ketyre ndryshimeve do te ishte vetem falimentimi i shtetit.

Sipas sindikatave keto shkurtime te medha do ta shnderrojne vendin ne nje vend me pak te civilizuar dhe me pak tolerant.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›