E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sindikatat, Qato: Jo pjesë e protestës së PS-së

Protesta e sotme e socialistëve thellon edhe më tej përçarjen brenda Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, për shkak të qëndrimit të Gëzim Kalasë pro protestës së Partisë Socialiste. Një grup sindikatash, ajo e transporteve, shëndetësisë arsimit, bujqësisë dhe naftës, deklaruan dje se Gëzim Kalaja ka marrë një vendim personal. "Ne dëgjuam z. Kalaja që bëri një akt marrëveshje me z. Rama për të dalë në protestë dhe nuk e kuptojmë zotin Kalaja që njëherë thotë do dal në protestë, njëherë thotë do vete në festë. Kjo është e drejtë e tij. Po grupimi ynë i sindikatave të tjera nuk do të marrë pjesë dhe nuk mund të flasë në emër të të gjitha sindikatave shqiptare, - u shpreh z. Gëzim Qato, president i Sindikatës së Pavarur të Transporteve. Ai konfirmoi: Grupimi sindikalist yni vendosi të mos i bashkohet kësaj proteste. Sipas Qatos, Sindikatat e Pavarura Shqiptare nuk kanë punë me partitë. Sa herë të thërrasin partitë ne të shkojmë në protestë. Për problemet ekonomike që ka vendi dhe problemet sociale që ka vendi sindikata vendos vetë për të protestuar", - tha Gëzim Qato, president i Sindikatës së Pavarur të Transportit. Ai pohoi se sindikalistët do të mblidhen për të protestuar për problemet e tyre, kur ata ta shohin të arsyeshme, të pandikuar nga partitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›