Tërmkolli e quan kryeministër Haradinajn

(E plotësuar)
Melihate Tërmkolli i është drejtuar vazhdimisht si kryeministër, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, gjatë paraqitjes për media me rastin e kalimit të saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës tek partia e Haradinajt, si anëtare e kryesisë së saj.
Ky kalim i Tërmkollit në AAK, nga Ramush Haradinaj është cilësuar si një ngjarje me rëndësi për politikën në Kosovë, ngase siç ka thënë ai, në AAK kalon një veprimtare e shquar e çështjes kombëtare e lëvizjes për liri dhe pavarësi dhe e punës për ndërtimin e shtetit.
Haradinaj ka përmendur katër aspekte që sipas tij e bëjnë Tërmkollin veprimtare të madhe, siç është kundërshtimi i saj për ndryshimet kushtetuese në fund të viteve të ’80-ta, veprimtaria e saj për liri dhe pavarësi në periudhën e viteve të ’90-ta në kuadër të LDK-së, angazhimi i saj si deputete në gjashtë mandate dhe si ministre e Shërbimeve Publike.
“Bazuar në të gjitha këto argumente, për mua, për Aleancën është nderë të jemi kolegë dhe sot unanimisht Këshilli Drejtues i Aleancës i ka dhënë besimin si anëtare e Kryesisë. Njëkohësisht i premtoj koleges Tërmkolli, gatishmërinë tonë të punojmë në Aleancë, në Qeveri, në Parlament, së bashku në të mirën e vendit”, ka thënë Haradinaj, transmeton Kosovapress.
Kurse Tërmkolli nuk ka dashur të jap shumë arsye për aderimin e saj në AAK dhe largimin nga partia për të cilën vazhdimisht ka thënë se nuk do ta lërë asnjëherë.
Ajo ka thënë se ka përpjekje për shumë vjet që të ndryshojë diçka pozitivisht në LDK, por ka parë se vetëm në AAK çmohet puna dhe angazhimi.
“Definitivisht nuk dua të flas, kam fol ka më shumë se dy vjet, në fakt janë gati katër vjet, që kam fol për të gjitha rrjedhat. Jam përpjekur jashtëzakonisht shumë, mbase më shumë se që kanë qenë mundësitë e mia për të bërë ndryshime pozitive, por qëllimi im i fundit dhe i vetëm është zhvillimi i Kosovës. Dhe unë do të jem aty ku çmohet dhe vlerësohet puna për vendin dhe mendoj që aty ku çmohet dhe vlerësohet puna për vendin është pikërisht këtu”, është shprehur Tërmkolli.
Sipas saj, edhe kontributi i Haradinajt dhe orientimi i AAK-së nga qendra e djathtë janë faktorë të rëndësishëm që e kanë shtyrë të jetë pjesë e kësaj partie.
Tërmkolli nuk ka mohuar se referimi për Haradinajn si kryeministër, është një paralajmërim që së shpejti kreu i AAK-së ta drejtojë ekzekutivin e vendit, pjesë e së cilës Qeveri do të mund të ishte edhe Tërmkolli.
“Është edhe paralajmërim që do të jetë kryeministër i ardhshëm shpejt i Republikës së Kosovës. Por e quaj kryeministër edhe nga një mirësjellje, në fakt jo mirësjellje, por një rregull që personalitetet që ushtrojnë një funksion të caktuar, quhen kryeministra ose ministra, pavarësisht në cilin vend. Edhe kryeministri më thotë ministre, kështu që nuk e kemi problem”, ka thënë ajo.
Kurse Haradinaj, si zakonisht nuk fsheh ambiciet e tij për të qenë edhe njëherë në krye të Qeverisë së vendit.
“Vërtetë është se ne kemi qenë në raporte pune kuptohet, në atë kohë me presidentin Rugova, me Melin ministre, e cila po them se ka pasur një përkrahje të madhe edhe nga presidenti dhe e marrë për nderë këtë definicion. Por jeni në dijeni se synoj ta udhëheq qeverinë e vendit, jam pretendent për qeverinë e ardhshme dhe në funksion të kësaj edhe punojmë”, ka thënë Haradinaj.
Melihate Tërmkolli ishte ministre e Shërbimeve Publike në kohën e qeverisjes së AAK-së. Ajo është deputetja e dytë që largohet nga LDK-ja dhe i bashkohet AAK-së, ngase kohë më parë kësaj partie i është bashkuar edhe Haki Shatri, po ashtu ministër i Ekonomisë dhe Financave në Qeverinë Haradinaj.
Shkon te Haradinaj
Deputetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli do t’i bashkohet sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aderimi i saj në partinë e Ramush Haradinajt pritet të bëhet i ditur pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të AAK’së.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, të premten, zyrtarisht pritet të kalojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Burime të gazetës brenda AAK’së kanë bërë të ditur se kalimi i Tërmkollit do të bëhet i ditur të premten në një konferencë për media në selinë e kësaj partie.
Zyra për Informim e AAK’së, të enjten, ka dërguar një njoftim për media ku thuhet se “të premten mbahet takim i rëndësishëm i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK’së, me temën e zhvillimeve kadrovike”.
Zyrtarë të AAK’së zyrtarisht as nuk kanë mohuar as pohuar kalimin e Melihate Tërmkollit në parti.
Zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma, në një prononcim për Express të enjten, vetëm ka përsëritur përmbajtjen e njoftimit për media, pa dhënë më shumë detaje.
Burime të gazetës brenda AAK’së nuk kanë mundur të thonë se cila do të jetë pozita që Tërmkolli do ta marrë në strukturat e AAK’së, por janë shprehur të sigurt se ajo do të jetë pjesë e Kryesisë.
Gazeta nuk ka arritur të enjten të kontaktojë Tërmkollin për të konfirmuar largimin e saj nga LDK.
Zyrtarë në LDK, po ashtu, nuk kanë mundur të konfirmojnë ikjen e Kryetares në Detyrë të Forumit të Gruas së LDK’së.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, në një prononcim për Express, ka thënë se nuk beson që ajo do të largohet nga partia.
“Ne nuk kemi kurrfarë informacioni që kjo mund të ndodhë. T’iu them sinqerisht pa e parë nuk e besoj. Nuk e besoj se një njeri që është ngritur në LDK, e sigurisht se edhe i ka dhënë LDK’së e ka një personalitet, nuk e besoj se e bënë një veprim të tillë”, ka thënë ai, duke mos dashur të flasë nëse me ikjen e Tërmkollit do të dëmtohet LDK.
Tërmkolli e cila deri më tani ka mbajtur postin e Kryetares së Forumit të Gruas së LDK’së muajin e kaluar kishte dhënë dorëheqje nga Kryesia e LDK’së.
Këtë ajo e kishte arsyetuar me humbjet e LDK’së në zgjedhjet e fundit, ndërsa dorëheqjen ia ka kërkuar edhe Kryetarit të LDK’së Fatmir Sejdiut dhe Kryesisë së partisë.
Ajo, po ashtu, kishte kërkuar prishjen e koalicionit ndërmjet LDK’së dhe PDK’së, duke e quajtur si të panatyrshëm dhe diçka që dëmton interesin e qytetarëve të Kosovës.