Noka:Policia e shtetit hapi dyert e Shqipërisë drejt Europës

Ministri i brendshëm Flamur Noka, ka zhvilluar sot takimin e tij të parë në policinë e shtetit. Në fjalën e tij Noka kërkoi bashkëpunimin e të gjitha strukturave të policisë së shtetit për përmbushjen e objektivave në shërbim të sigurisë së qytetarve shqiptarë. Sipas tij arritjet e policisë së shtetit në këto vite janë shumë të rëndësishmë dhe ajo duhet të ecë në këtë rrugë për tu bërë më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar.
“Policia e shtetit hapi e para dyert e Shqipërisë drejt Europës duke treguar që shteti ligjor është në shërbim të qytetarit. Arritja më e madhe janë kartat e identitetit me një teknologji të lartë si dhe lufta ndaj trafiqeve dhe krimit të organizuar. Sot shqipëria është në nga vendet që ka respektuar të gjitha detyrimet e Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe kjo falë punës së policisë së shtetit, dhe tolerancës zero për të gjitha rastet e kalimit të paligjshëm të kufirit” theksoi Noka.
Megjithatë sipas Nokës policia ka nevojë për një impuls të ri,dukë kërkuar bashkëpunimin e të gjitha strukturave, pasi jemi në 100-vjetorin e krijimit të policisë në shtetit dhe në pikun e sezonit turistik.
Noka premtoi se toleranca ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve do të jetë zero, gjithashtu ai kërkoi dhe një bashkëpunim më të afërt me vendet fqinje dhe premtoi mbështetje pa rezerva për uniformat blu.