Sindikatat humbasin të drejtat mbi pronat e tyre
29/09/2009 Një agjenci e posaçme do të inventarizojë pronat tre muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit
Sindikatat humbasin të drejtën e pronave. Në Komisionin parlamentar të Ekonomisë është miratuar projektligji për shfuqizimin e ligjit në fuqi për këtë kategori pronash duke i hapur rrugë përmirësimit të kompensimit fizik të pronave të ish-pronarëve. Efektet e këtij shfuqizimi do të bien direkt mbi qiramarrësit e tyre, të cilëve do t’u duhet t’i zgjidhin në gjykatë problemet për prishjet e kontratave. Për identifikimin dhe inventarizimin e këtyre pronave do të ngrihet një agjenci e posaçme, e cila brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të ligjit do të duhet të përfundojë këtë regjistrim. Ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë theksuan se administrimi i pronave do të vendoset me një vendim të posaçëm të qeverisë. Projektligji për shfuqizimin e ligjit të vitit 1998 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit të vitit 1992, “Për pasurinë e sindikatave” synon përmirësimin e kompensimit fizik të pronave ish-pronarëve. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, nisur nga ecuria e akteve ligjore dhe gjyqësore në vite konkludohet se ligji i vitit 1998 është i vetmi akt ligjor në fuqi, që rregullon statusin juridik të tyre. Pasuritë e paluajtshme, të përfituara në bazë të këtij ligji, nuk mund të tjetërsohen deri më 31 dhjetor 2020. Duke analizuar këtë dispozitë, arrihet në përfundimin se sindikatat kanë të drejtën për të gëzuar dhe poseduar sendin, por nuk janë pronarë të pasurive të paluajtshme, sepse u mungon njëra prej tagrave të pronësisë “e drejta e disponimit/tjetërsimit”. “Pjesa më e madhe e këtyre pasurive janë shtëpi kulture dhe shtëpi pushime që kanë qenë në funksion të veprimtarisë sindikaliste, por si të tilla, në bazë të legjislacionit për pronat e paluajtshme të shtetit ato klasifikohen si prona të paluajtshme publike, që do të thotë se tjetërsimi i tyre është i ndaluar, përveçse me ligj. Ne kemi konstatuar se mbi këto pasuri janë bërë veprime juridike, shitje sidomos që kanë për qëllim tjetërsimin e pasurive shtetërore, atëherë është një situatë emergjente që duhet të marrë fund këtu. Këto pasuri që janë me interes publik të kthehen në funksion të këtij interesi”, - theksuan ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë. Në komisionin e ekonomisë ka kaluar për miratim në kuvend edhe një propozim i deputetit Gjokë Uldedaj sipas të cilit tarifat e reklamave do të përshkallëzohen sipas rretheve e qyteteve ku ato bëhen.
Vendimet
Gjykata e Lartë ka nxjerrë dy vendime unifikuese për këtë situatë ligjore, në vitin 2001 dhe 2004, ku arsyetohet se shteti nuk e ka humbur pronësinë mbi pronat e sindikatave dhe aktmarrëveshjet e lidhura mes tyre për ndarjen e pasurisë janë ligjërisht të paqena. Sindikatat janë organizata të pavarura, qëllimi i të cilave është përfaqësimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave ekonomike, profesionale dhe shoqërore të anëtarëve të tyre.