Vendgrumbullimi i plehrave përplasin këshilltarët
29/09/2009 Elbasan, sërish debate në Këshillin Bashkiak. Propozohen 2 fusha të ndryshme
Ankesa dhe për bllokimin e bulevardit për lëvizjen e automjeteve
ELBASAN-Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Elbasan nuk ka kaluar pa debate dhe temat kanë qenë të nxehta, hapja përfundimtare e bulevardit për qarkullimin e makinave dhe vendgrumbullimi i mbeturinave. Disa prej këshilltarëve kanë qenë të mendimit që vendi të ishte Dampa e Paprrit, për grumbullimin e mbeturinave të Elbasanit, ndërsa pjesa tjetër ishte për Dampën e Metalurgjisë. Grupi i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit ka kritikuar bashkinë mbi vonesat që po krijohen për landfillin e ri. Sipas këshilltarëve të djathtë, bashkia nuk është e qartë në projekte dhe nuk po bën përpjekjet e duhura për të fituar projektin për një fushë grumbullimi e përpunimi të re. Sipas tyre, projekti i propozuar nga Këshilli i Qarkut në fshatin Papërr është më i mirë dhe më me perspektivë. Ka reaguar menjëherë kryetari i bashkisë Qazim Sejdini. Ai është shprehur se bashkia ka projekte konkrete, të cilat kanë marrë miratimin edhe nga organizma ndërkombëtare. Sipas kryetarit, projekti më i pranueshëm është ai i Dampës së Metalurgjisë në uzinën 12. Sipas tij, pengesë po bëhen këshilltarët e djathtë dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal në Elbasan për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetari Sejdini theksoi se pengesë më e madhe në këtë drejtim është bërë mosmiratimi i një vendi të caktuar për depozitimin e plehrave. Ndërkohë edhe bulevardi mbetet një pjesë e rëndësishme e debateve të këshilltarëve. Këta të fundit kanë përplasur sërish mendimet e tyre për hapjen për makinat të bulevardit. Kreu i bashkisë ka vazhduar të mbrojë idenë se duhet të mbetet i kufizuar, ndërsa këshilltarë të tjerë kanë propozuar idenë se bulevardi mund të kufizohet vetëm orët e pasdites me një sistem elektronik bllokimi. Pritet që të vendoset një fond për të realizuar këtë lloj investimi për zgjidhjen e këtij problemi. L. Lleshi