Borë në Tiranë, e para pas 3 vitesh
Një gjë jo fort e zakonshme për kryeqytetin e vendit sapo ka nisur të shfaqet në gjithë zonat e tij, duke e mbuluar me një bardhësi të rrallë. Flokët e para të borës kanë rënë për gati një orë dje në mëngjes në Tiranë duke sjellë një atmosferë dimërore ndryshe për kryeqytetin. Flokët e para të dëborës për këtë vit, kanë nisur të bien pas reshjeve të shiut, të cilat e
kanë shoqëruar për gjithë natën Tiranën. Bora, një gjë fort e dëshiruar për kryeqytetasit, pasi është kaq e rrallë për ta, ka mbërritur si një surprizë, në një kohë kur të gjithë flasin për ngrohjen globale dhe efektet e saj. E shoqëruar nga reshjet e shiut, bora ka zbardhur për gati një ore në rrugët dhe automjetet dhe me pas është shkrirë. Temperaturat në qytet dje shënuan 5 gradë Celsius më e ulëta kurse 9 më e larta. Bora e rënë dje në Tiranë, është e para pas Dhjetorit të vitit 2007.