E Diel, 1 Nëntor 2026

Volkswagen tërheq nga tregu 200 mijë vetura

Berlin, 14 shkurt - Prodhuesi gjerman i makinave
Volkswagen ka vendosur të tërheqë nga tregu i Brazilit 200 mijë vetura, për
shkak të disa problemeve të pazakonshme me rrotat, raporton BBC-ja.

Vendimi ka të bëjë për modelet Novo Gol dhe Novo Voyage, të cilat janë
prodhuar para korrikut të vitit të kaluar.

Te këto vetura është vërejtur se për shkak të disa defekteve në aks, rrotat e
pasme mund të bllokohen.

Këto vetura të prodhuara në Brazil janë të destinuara vetëm për tregun
latino-amerikan dhe të tilla nuk ka në tregun evropian. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›