Sinoptikanët: Dhjetori me reshje dhe mot të ftohtë
Duket se dhjetori do të vazhdojë me rreshje të forta dhe me mot të ftohtë në gjithë vendin. Parashikuesit flasin për ulje të temperaturave ndërsa rreshjet e shiut do të vazhdojnë me alternime në kryeqytet ndërsa në veri e verilindje me rreshje dëbore. Erërat e forta do të sjellin det të trazuar në zonat bregdetare. Sipas shërbimit Meteoalb i ftohti dhe temperaturat e ulta do të mbizotërojnë gjatë gjithë muajit dhjetor ndërsa pritet një ngritje konstante e tyre javën që vjen.