Vlorë: PDU prezanton avokatët që do përfaqësojnë çamët në Gjykatat Ndërkombëtare
Drejtuesit e Partisë për Drejtësi e Unitet kanë prezantuiar sot në Vlorë përpara komunitetit çam avokatët britanikë që do të përfaqësojnë çështjen çame të pronave dhe të genocidit në Gjykatat Ndërkombëtare. Dy përfaqësuesit ligjorë, partnerë të një studioje preztigjoze në Britani kanë marrë përsipër mbrojtjen juridike të çështjes çame duke organizuar në Vlorë një takim ku kanë dëgjuar dëshmi konkretee nga të mbijetuar të genocidit. Qëlllimi i kësaj iniciative të ndërmarrë nga PDU, sikundër sqaroi edhe kreu i kësaj force Shpëtim Idrizi dhe deputeti tjetër Dashamir Tahiri është zgjidhja e çështjes çame. Avokatët në fjalë pas dëgjimit dhe relacioneve të të pranishëmve do të nxjerrin prej andej faktet juridike për të mbrojtur dhe zgjidhur juridikisht këtë çështje.