Berisha ashtu si Skënderbeu, në Vatikan më 12 Dhjetor
Kryeminsitri Berisha ashtu si dhe Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u prit nga Selia e Shenjtë në të e njejtën datë, 12 dhjetor. Të dyja këto përvjetore, ndonëse u përkasin epokave të ndyshme, njëra në 1466 dhe tjetra në 2009 qenë një përzgjedhje e vetë Vatikanit. Një arësye kjo që e çoi kryeministrin Berisha në shtyrjen e kongresit që gjithashtu përkon me themelimin e Partisë Demokratike me 12 dhjetor të 1990-ës. I pritur në një audiencë të posaçme nga Papa Benedikti i XVI, kryeministri Berisha, i cili shoqërohej gjatë vizitës së tij në Vatikan nga bashkëshortja mori mbështetjen e Selisë së Shenjtë për progresin e arritur nga Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Një takim ky që e vuri theksin tek përmbushja e aspiratës europiane të shqiptarëve.
Në pritjen e veçantë të rezervuar nga Selia e Shenjtë për kyeministrin Berisha dhe bashkëshorten e tij, shefi i qeverisë ka ftuar Papa Benediktin e XVI të vizitojë Shqipërinë në kremtimin e 100-Vjetorit të ditëlindjes së Nënë Terezës. Gjithashtu kryeminsitri Berisha është pritur dhe nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit në një takim të veçantë.