E Diel, 1 Nëntor 2026

Sinoziti, mjekët: Shmangni antibiotik-maninë

Sinoziti është infeksioni më i ndeshur gjatë dimrit, por në të shumtën e rasteve gabimisht ai kurohet si dhembje e thjeshte koke dhe pacienët përdorin aspirine. Mjekët ORL thonë se brenda 1 ore vijnë 6 pacientë që kërkojnë ndihmën mjekësore. Por pjesa më e madhe e qytetarëve, thonë bluzat e bardha, kanë antibiotik- maninë dhe marrin ilaçe pa pasur një diagnoze të saktë.
 

Por çfarë është sinoziti dhe si duhet parandaluar ai? Sinoziti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave(seno)të pranë hundës. Shfaqet kur një person ka kaluar gripin. Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh.

Mjekur ORL në poliklinkën nr 3 Përparim Neziraj thotë se shqiptarët po vuajnë gjithnjë e më shumë nga sinoziti. Mjekët thonë se në rast se sinoziti nuk kapet në kohë, infeskionet dhe pasojat janë më të mëdha.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›