Sipas bastexhinjve,Baton fiton titullin
Pas rezultateve mbresëlënëse në testet dimërore, dominimit në provat zyrtare dhe suksesit në Çmimin e Madh të Melburnit në Formula 1, Xhenson Baton ka bindur edhe bastexhinjtë. Piloti britanik shihet si favoriti kryesor për të fituar titullin e kampionit të botës në këtë sezon dhe "bookmaker"-sat e kuotojnë me 3.25 suksesin e tij. Pas Baton, fitoret e Hemilton, Masës dhe Raikonen paguhen me 6.5 të shumës së hedhur në bast, Alonso me 9, ndërsa koeficienti për Robert Kubikën është 13.