Sipas një sondazhi, për mosanëtarësimin e Maqedonisë në NATO fajtor është Greqia
Në bazë të një sondazhi, 45 për qind e qytetarëve mendojnë se fajtorë për mosanëtarësimin e Maqedonisë në NATO është Greqia, ndërsa 26 % të tjerë nuk kanë asnjë përgjigje. Ndërkaq rreth 18 për qind e shqiptarëve mendojnë se Greqia është fajtor, ndërsa 16 % të tjerë fajin ia hedhin qeverisë vendore. Në lidhje me alternativat nëse Maqedonia nuk bëhet anëtare e NATO dhe BE së, 36 për qind e qytetarëve mendojnë se nuk ka alternativë tjetër përveç strukturave euroatlantike, 27 % mendojnë se alternativa më e mirë është marrëdhëniet më të afërta më SHBA të, 10 % me Rusinë, 4 % me Kosovën, 3 % me Shqipërinë dhe 2 % me Serbinë. Por 70 për qind e shqiptarëve mendojnë se implementimi i Marrëveshjes së Ohrit e ka bërë Maqedoninë vend më stabil ndryshe nga maqedonasit të cilët përgjigjen me 32 %. Këto të dhëna rezultojnë nga studimi "Maqedonia - demokratizimi nëpërmjet ekualizimit" i realizuar nga Instituti për Studime Politike dhe Interkulturore.
...