E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 15 mijë mercenarë luftojnë kundër Assad

Në Siri ndodhen të paktën 15 mijë mercenarë të cilët luftojnë përkrah rebelëve në luftën e tyre përballë presidentit Bashar al-Assad.

Deklarata erdhi prej zëvendësambasadorit rus në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, gjatë një forumi për gjendjen aktuale të Sirisë.

”Rebelët janë duke torturuar, duke vrarë, duke plaçkitur dhe tmerruar qytetarët e thjeshtë. Si rrjedhojë e mungesës së qëndrueshmërisë, fluksi i terroristëve nga shtetet e ndodhura pranë është në rritje të vazhdueshme”, deklaroi diplomati Mikhail Lebedev.

“Janë të paktën 15 mijë luftëtarët e huaj, që po përpiqen të rrëzojnë qeverinë e al-Assad. Mendoj se për OKB-në duhet të jetë një shqetësim më vete edhe fakti që askush nuk ka mbetur për të ruajtur kufinjtë e Sirisë”, shtoi ai.

Me deklaratat e Lebedev, Rusia mbështet për herë të parë hapur versionin e qeverisë së al-Assad, i cili konsideron se është përfshirë në një luftë kundër militantizmit botëror dhe se “forcat e errta” po përpiqen ta kthejnë Sirinë në një vatër të terrorizmit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›