E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në twitter: Ose Rilindje Shqiptare ose rrënim të mëtejshëm

Menjëherë pas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë ka reaguar kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në rrjetin social Twitter ai shprehet: “Shërbimi Shëndetësor Universal qenka komunist, njësoj si në Angli,Itali,Spanjë,Kanada etj. Kurse shëndetësia sot qenka si kurrë më mirë!Ja pse u themi shqiptarëve:Ose një Rilindje Shqiptare ose Rrënim i Mëtejshëm ku të dëgjojmë me vite të tjera karagjozllëqe pafund si këto!”
 

Më herët zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Elisa Demollari lëshoi kundërakuza ndaj Ramës duke u shprehur: “Ky kryetar që do rrokopujën nuk i do këto partnerë. Edhe kolegë të tij më parë kanë kontribuar në kohë. Shëndetësia shqiptare është përballur me probleme të shumta dhe kërkesën për shërbime dhe barna sa më të shumta”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›