E Hënë, 2 Nëntor 2026

Siri 20 mije kunder Bashirit. Plumba mbi protestuesit

Forcat e armatosura siriane hapin zjarr mbi turmën. 20 mijë  protestues anti-qeveritarë kërkojnë rrëzimin e presidentit Bashar al Asad në qytetin e Homsit, i treti për nga madhësia në këtë vend. Nuk ka informacione për të vrarë e të plagosur edhe sepse ushtria ndaloi ndërhyrjen e mjekëve për tu ardhur në ndihmë viktimave mes protestuesve që kishin marrë kontrollin e sheshit qëndror dhe u shprehen të vendosur të qëndrojnë aty deri në largimin e presidentit Bashar al Asad.

Ushtria qëlloi për t’i larguar protestuesit nga sheshi i mbiquajtur prej personave të mbledhur aty, Sheshi Tahrir në analogji me trazirat që cuan në përmbysjen e regjimit në Egjipt. Ministri i Brendshëm deklaroi se protestat po marrin formën e "rebelimit të armatosur". Ai shtoi se grupet që po i shkaktojnë protestat e dhunshme nuk do të tolerohen.

Aktivistët deklarojnë se deri në 12 është numri i të vrarëve në Homs gjatë protestave të së dielës. Grupet e të drejtave të njeriut shtojnë se 200 veta janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në Siri, një muaj më parë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›