Fleta ku do te votojme. Miratohet modeli edhe per 4 qarqe
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi në konsensus të plotë fletët dhe për 4 qarqe të tjera elektorale përvec Tiranës. Si rrallë herë në një mbledhje të komisionit për Dibrën, Beratin, Korçën dhe Fierin nuk pati asnjë kontestim mes të djathtëve dhe të majtëve. Megjithatë situata është alarmante, sipas kryetarit Ristani. 7 milionë e 400 fletët e votimit duhet të prodhohen urgjentisht në më pak se 12 ditë. “Duhen bërë maksimalisht për 12-13 ditë. Nuk ka kohë fare” tha kreu i KQZ, Ristani.
Të mërkurën fletët e Tiranës do i çohen shtypshkronjës për prodhim. Fleta për këshillat bashkiakë do të ndahet në 3 blloqe, në krye ai i partive të Aleancës për të Ardhmen, më pas Aleanca për Qyetarin dhe në të tretin dy parti që nuk garojnë në koalicion, LZHK dhe Partia Komuniste.
Megjithatë janë dy fletë të tjera votimesh që s’janë miratuar ende për kryeqytetin dhe që do të përdoren eskluzivisht në Tiranë. Në ngjyrat rozë dhe gri me to do të votohet për kryetarët dhe këshilltarët e njësive bashkiake.