E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, alarm për bombë në një shkollë, evakuohen nxënësit

Rreth 3200 nxënës dhe 180 mësues u evakuuan nga një shkollë e Mesme në Los Angelos pas kërcënimit për një atentat me bombë.
 

Alami u dha në shkollën San Clemente High School në Los Angelos.  Në ambientet e shkollës u gjet një lajmërim se një bombë ndodhej brenda godinës.
 

Pas marrjes së njoftimit autoritetet vendosën evakuimin e nxënësve dhe nisën kontrollet në ambientet e shkollës. Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të cilët kanë vendosur lajmërimin e rremë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›