E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri turk Erdogan tur në Lindjen e Mesme

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan do të nisë një tur vizitash në disa prej vendeve të Lindjes së Mesme të cilat janë përfshirë nga protestat popullore.
 

Burime zyrtare turke thanë se turi i kryeministrit Erdogan përfshin vizita në Egjipt, Libi dhe Tunizi.  Më parë gjatë vitit, protestat popullore sollën ndryshimin e qeverive në Tunizi dhe Egjipt, ndërsa Libia është ende e përfshirë nga luftimet kundër regjimit të Muamar Gadafit.
 

Turi i Erdogan zhvillohet në një kohë kur Turqia ka ngrirë marrëdhëniet me Izraelin pas raportit të OKB për sulmin mbi flotiljen që u sulmuar vitin e kaluar në Rripin e Gazës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›