E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, 22 të vrarë nga forcat e sigurisë

Të paktën 22 civilë u vranë nga të shtënat me armë të forcave të sigurisë në Hama, qytet në veri të Sirisë i rrethuar prej disa ditësh nga ushtria.
Këtë njoftim bëri sot kreu i Organizatës Kombëtare për të Drejtat e Njeriut, Amar Qorabi.
"Të paktën 22 persona janë vrarë në Hama dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur , disa prej tyre në gjendje të rëndë", theksoi Qorabi në një deklaratë për mediat.
Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare të plagosurit janë dërguar në dy spitalet e qytetit Hama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›