Policia bullgare asgjëson 7 milionë euro drogë

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra Doganore me anë të një deklarate, ku theksoi se asgjësimi u krye në kryeqytetin Sofje.
"Mes sasisë së drogës që u asgjësua, e konfiskuar gjatë bastisjeve policore dhe kontrolleve kufitare, gjendeshin 32 kilogramë heroinë, 24 kilogramë amfetaminë, 14 kilogramë e llojit ekstazi dhe 275 kilogramë mariuanë", theksoi Zyra Doganore në Sofje.
Zyra Doganore asgjëson rregullisht substanca të paligjshme, pasi janë përdorur si provë materiale parësore dhe pasi dënimet e trafikantëve vihen në zbatim. Përgjatë 11 viteve të fundit në Bullgari janë asgjësuar më tepër se 29 tonë drogë./Start/
2012-05-19 15:58