E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, mbërrijnë trupat e 30 ushtarëve të vrarë

Trupat e pajetë të 30 ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë përplasjes së helikopterit në Afganistan janë dërguar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trupat, përfshi 22 anëtarë të forcave të elitës “SEALS”, të marinës, do të mbarrijnë sot në bazën Dover të forcave ajrore.
Departamenti i Mbrojtjes tha se atje do të zhvillohet një ceremoni pa praninë e medias, pasi trupat janë ende të paidentifikuar.
 

Helikopteri Chinook u rrëzua gjatë një operacioni kundër talebanëve në provincën Vardak, pasi u qëllua nga një raketë granadahedhëse nga forcat kryengritëse.
Mes 38 viktimave ishin shtatë ushtarë afganë dhe një përkthyes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›