Siri, Assad gati për dialog
Presidenti Bashar al-Assad është gati të nisë dialogun me opozitën e armatosur për t`i dhënë fund konfliktit disa-mujor që i ka kushtuar Sirisë mijëra jetë të humbura.
Kjo ishte deklarata e kreut të Komisionit për Politikë të Jashtme në parlamentin iranian, Alaeddin Boroujerdi i cili vizitoi ditën e diel Sirinë.
“Nëse opozita, opozita e armatosur dhe vendet që e mbështesin atë do të pranonin, dialogu për t`i dhënë fund konfliktit mund të nisë në një kohë të shkurtër”, tha diplomati iranian.