E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e gatshme të njohë qeverinë e rebelëve të Sirisë

Presidenti francez, Francois Hollande i ka bërë thirrje opozitës siriane që të formojë një qeveri të përkohshme.
 

Në një takim me ambasadorët në Francë, Hollande ka thënë se qeveria e Francës do ta pranojë e para këtë qeveri dhe ka thënë se ajo duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
 

Komentet e Holland, vijnë pas dyshimeve se forcat qeveritare kanë vrarë më shumë se 300 persona në një masakër në rajonin Darayya të Damaskut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›