Stuhia tropikale i afrohet brigjeve të SHBA-së

Komunitetet përgjatë Bregut verior të Gjirit të Meksikës po përgatiten për stuhinë tropikale Isak (Isaac), që parashikohet të arrijë brigjet e SHBA-së dhe ndoshta qytetin i New Orleans në ditët e ardhshme.
Presidenti amerikan Barak Obama shpalli të hënën gjendjen e jashtëzakonshme në Louisiana, shtet që u prek nga shkatërrime të mëdha gjatë uraganit Katrina - 7 vjet më parë.
Parashikuesit e motit thonë se stuhia Isak do të kthehet në një stuhi me erëra të fuqishme të martën në mëngjes. Guvernatori i Louisianës Bobby Jindal u kërkoi banorëve në zonat me rrezik të lartë që të largohen nga vend-banimet e tyre.
"Çdokush që është duke menduar për evakuimin, sot është dita", tha ai, dhe këshilloi veçanërisht banorët në zonat e ulëta, dhe afër bregut, që të evokuohen para fillimit të stuhisë tropikale dhe shirave të shumta.
Shtetet Alabama, Misisipi dhe Florida kanë shpallur gjithashtu gjendje të jashtëzakonshme.
Qëndra Kombëtare e Uraganeve thotë se stuhia Isak mund të godasë brigjet diku midis Floridës dhe Luizianës.
Kërcënimi i stuhisë ka shkaktuar Partinë republikane të shtyjë fillimin e punimeve në kuvendin e saj kombëtar në Tampa të Florida nga e hëna deri të martën pasdite.