Siri, Assad pranon armëpushimin për festën e Bajramit

Presidenti sirian Bashar al Assad ka pranuar armëpushimin e kërkuar nga i dërguari i OKB-së dhe ligës arabe Lakhdar Brahimi gjatë për festen e Kurban Bajramit. Brahimi u tha gazetarëve në Kajro se dhe shumica e fraksioneve opozitare kanë thënë gjithashtu se do të respektojë çdo armëpushim.
I dërguari i OKB-së dhe ligës arabe Lakhdar Brahimi duket se ka arritur kështu një marrëveshje modeste për të bindur qeverinë dhe opozitën të bien dakord për propozimin e tij për një armëpushim për të "lejuar më pas zhvillimin e një procesi politik.
"Pas vizitës që kam bërë për në Damask, ka marrëveshje nga qeveria siriane për një armëpushim gjatë Bajramit," tha Brahimi në një konferencë shtypi, megjithatë fraksione të tjera në Siri ende nuk dihet nëse e kanë pranuar këtë marrëveshje.
Ndërkohë ministria e jashtme siriane pas njoftoi se qeveria do të marrë një vendim përfundimtar të enjten lidhur me armëpushimin.
"Komanda e ushtrisë është duke studiuar ndërprerjen e operacioneve ushtarake gjatë festës së Bajramit, dhe vendimi përfundimtar do të merret nesër", theksohej në një deklaratë.
Një armëpushim i negociuar në prill nga paraardhësi i Brahimit, Kofi Annan, u ndërprenë brenda disa ditësh dhe u pasua nga një përshkallëzim në konflikt. Grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët e opozitës vlerësojnë se më shumë se 30.000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i kryengritjeve kundër presidentit Bashar al-Asad në mars 2011.