INSTAT: Rritja e eksporteve ka ulur deficitin tregtar

Mallrat “Made in Albania” zgjerojnë prezencën në tregjet e huaja. Alma Mezini specialist e tregtisë me jashtë pranë INSTAT deklaron se rritja e eksporteve ka ndikuar në uljen e deficitit tregtar me 2.4 përqind në krahasim me një muaj më parë.
Në raportin e INSTAT një ulje të ndjeshme ka pësuar eksporti i nëngrupit “Minerale , lëndë djegëse, energjielektrike” fakt që pasqyron situatën e vështirë energjitike në vend.
Pavarësisht krizës ekonomike që ka prekur vendet e rajonit partnerët tanë tregtar vijojnë të mbeten Italia dhe Greqia.