Siri, Assad vendos në dyshim armëpushimin

Qeveria siriane kërkon “garanci të shkruara” nga opozita, përpara se të përmbushë kushtet e saj të armëpushimit, që parashikon tërheqjen e trupave ushtarake nga qëndrat e banuara përpara 10 prillit.
Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Sirisë vjen vetëm 48 orë përpara skadimit të afatit zyrtar. “I dërguari i paqes, Kofi Annan, nuk ka mundur të paraqesë ende të gjitha garancitë dhe pranimin e këtij plani prej të gjithë grupeve terroriste që veprojnë në vend”, shkruhej në deklaratë.
Ndërkohë, në fundjavë, dhuna mori një përshkallëzim të paprecedent, ndërsa autoritetet përpiqen t`i japin edhe një grusht të fundit rebelimit, përpara tërheqjes së tyre.