E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri,qeveria kërkon garanci me shkrim nga opozita

Qeveria e Sirisë ka kërkuar “garanci me shkrim” nga opozita, para se ajo të tërheq trupat e saj nga disa qytete në këtë vend.
 

Kjo deklaratë e ministrisë së jashtme të Sirisë u bë dy ditë para afatit për armëpushim, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
 

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, e ka pranuar marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që hynë në fuqi më 10 prill.
 

Por, ministria e jashtme e Sirisë tha sot se raportet e mëhershme se Damasku do t`i tërheq trupat e tij nga qytetet “është shpjegim i gabueshëm”.
 

Këto komente u bënë pas bombardimeve të djeshme, nga të cila u vranë afro 160 persona në provincat Idlib, Alepo, dhe lagjen Latamneh të qytetit Hama. Këto sulme kanë shkaktuar frikë se Damasku do ta injoroj armëpushimin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›