E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbogar: Ju vlerësoheni edhe nga mënyra se si i trajtoni pakicat

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Përfaqësuesi Special i BE-së, njëherësh edhe shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka theksuar se duhet ngritur vetëdija e publikut rreth diskriminimit dhe margjinalizimit të komunitetit rom në Evropë.
 

“Në këtë ditë, të ndalemi e të mendojmë të gjithë ne se çfarë mund të bëjmë dhe si mund t`iu ndihmojmë komuniteteve në nevojë, t`ua përmirësojmë e lehtësojmë jetën. Si shoqëri, ju vlerësoheni edhe nga mënyra se si i trajtoni pakicat tuaja” theksoi Zhbogar.
 

"Ndërsa është vërejtur përparim në fushën e kthimit, regjistrimit civil dhe arsimit, i bëj thirrje qeverisë së Kosovës që të zotohet në aspektin politik dhe financiar për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për integrimin e komunitetit rom 2009-2015. Bashkimi Evropian tanimë është duke ndihmuar shumë përmes projekteve dhe me ndihma financiare” ka theksuar më tej Zhbogar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›